Bota23 Tetor 2022, 16:45

Ish-kryespiuni i Aleksandar Vuçiçit bëhet ministër i Punëve të Brendshme

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kryespiuni i Aleksandar Vuçiçit bëhet ministër i

Lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiç ka prezantuar përbërjen e qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga mandatarja Ana Brnabiç.

Sipas medieve serbe, si zëvendës i Brnabiç dhe ministër i Punëve të Jashtme do të jetë kryetari i Partisë Socialiste (SPS), Ivica Daçiç. Ajo se çfarë bie në sy është kthimi i ish-kryespiunit të Vuçiçit, Bratisllav Gashiç në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme, që është drejtuar nga kontroversi Aleksandar Vulin.

Gashiç ishte në krye të Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) që nga viti 2017, pasi kishte qenë ministër i Mbrojtjes për dy vite, përkatësisht 2014-2016. Ai pati dhënë dorëheqje nga posti i tij ministror pas një komenti seksist drejtuar një gazetari të televizionit B92.

Kujtojmë se, Vulin personalisht pati organizuar përgjimin e opozitarëve rusë, duke konfirmuar se Qeveria e Serbisë është e gatshme t’i nënshtrojë shërbimet e saj të sigurisë ndaj Vladimir Putinit.

Serbia dhe Rusia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.

Rajoni Aleksandar Vuçiç