Sport 7 Shkurt 2019, 17:13

Ish-lojtari i Serisë A dënohet me 15 muaj burg

Shkruar nga Pamfleti
Ish-lojtari i Serisë A dënohet me 15 muaj burg

Ish-lojtari i Fiorentinës Tomas Repka është dënuar me 15 muaj burg pasi ka mashtruar një grua për një makinë luksoze.

45-vjeçari është shpallur fajtor për mashtrim në Pragë pasi pretendoi se ia kishte shitur makinën gruas megjithëse ai e mabnte me qera.

Ai kishte premtuar se do t’ia kthente paratë, por nuk e bëri.

Ish-lojtari i Çekisë, i cili ka luajtur edhe në Premier League, do të futet në burg për të dytën herë gjashtë muaj pasi është shpallur fajtor për publikimin e një videoje pornografike të ish-gruas së tij.

Megjithatë vendimi i së enjtes nuk është final, teksa si avokatët e Repka-s ashtu edhe prokurori shtetëror kanë apeluar menjëherë.

Qendërmbrojtësi, i cili vari këpucët në gozhdë në vitin 2014, ka luajtur 46 ndeshje me Republikën Çeke, ku përfshihet edhe Euro 2000.

Ai ka shkaktuar probleme edhe gjatë kohës kur ishte futbollist dhe ka marrë 20 kartonë të kuq gjatë karrierës së tij.

Sport Burg dënim Fiorentina