Bota21 Shtator 2022, 16:00

Ish-marshalli i ushtrisë britanike: Rezervistët rusë janë të papërgatitur dhe pa përvojë

Shkruar nga Pamfleti
Ish-marshalli i ushtrisë britanike: Rezervistët rusë janë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar mëngjesin e sotëm për mobilizimin e pjesshëm të vendit për luftë, ndërkaq ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se në ushtri do të ftohen 300 mijë rezervistë. Sidoqotë, ish-marshalli i ushtrisë britanike thekson se pavarësisht rrezikshmërisë së lëvizjes, rezervistët e ftuar nga Rusia janë të patrajnuar dhe pa përvojë, çka tregon se nuk janë gati për luftë.

300 mijë rezervistët që po i fton Rusia, nuk janë të trajnuar dhe as që kanë përvojë dhe assesi nuk janë të gatshëm për luftë dhe kjo do të mund të ishte në lëvizje shumë e rrezikshme”, tha analisti ushtarak për Sky News.

Marshalli i pensionuar britanik që dikur udhëhiqte me forcat ajrore të Britanisë së Madhe, Sean Bell, ka thënë se thirrja mund të tingëllojë përcaktuese, por ata nuk janë ushtarë profesionistë të gatshëm për luftë.

“Ata në fakt i kanë afro dy milionë rezervistë që kanë shërbyer në ushtri në pesë vitet e fundit, e dikur kishin 25 milionë rezervistë që shërbenin në ushtri”, shtoi Bell.

“Sfida me këta numra është që mund të tingëllojë si diçka e madhe, pra 300 mijë është numër i madh, por ata nuk janë të trajnuar, nuk kanë përvojë. Askush prej ekspertëve ushtarakë nuk beson se ky mobilizim do të mund të ndryshojë rrjedhën e luftës në favor të Rusisë”, tha për fund Bell.

Bota Sergei Shoigu Vladimir Putin