Bota 9 Shkurt 2023, 16:57

Ish-oficeri rus paralajmëron "kaos" në Kremlin: Putini mund të "zhduket" në çdo moment dhe të shkaktojë luftë civile në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Ish-oficeri rus, Igor Girkin i njohur për rolin e tij në aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të “zhduket në çdo moment” dhe mund ta çojë Moskën në luftë civile, ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon.

Pavarësisht se mbështet qëllimet e ushtrisë ruse, ai është gjithnjë e më kritik ndaj lidershipit të Kremlinit teksa së fundmi ka dhënë një vlerësime negativ për luftën dhe për Putinin.

Strelkov says that disappearance of Putin will lead Russia to losing the war, chaos and collapse.

Others think that if leadership in ?? changes, it will get a chance to settle for peace and become a democratic federation.

What do you think? pic.twitter.com/6Zw1OgIvwo

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 6, 2023

I pyetur nëse një ndryshim në udhëheqjen e Kremlinit do të ishte i dobishëm për operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ai pranoi se ekzistonte mundësia që Putini të “zhdukej” mes pyetjeve të vazhdueshme për shëndetin e tij.

Një regjistrim i deklaratave të tij u postua në Twitter nga Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

Girkin refuzoi të “përjashtonte” mundësinë që Putini mund të “zhdukej papritur në çdo moment”, qoftë duke dhënë dorëheqjen nga presidenca ose duke vdekur, duke vënë në dukje se pozicionimi i tij është “sekret më i madh” në Rusi.

"Russian army is not ready for an offensive. Communication, ammo supplies, air dominance – everything is very bad" – terrorist Girkin-Strelkov pic.twitter.com/KbzP6Y6pON

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 7, 2023

Humbja në Ukrainë nuk do të ishte çështja e vetme me të cilën përballet Rusia sipas tij, ai parashikon gjithashtu një luftë për pushtet në Rusi me pasoja të paparashikueshme. Girkin sugjeroi se udhëheqja e re mund ta kthejë Rusinë kundër Kinës, tani ndoshta aleatin e saj më të fortë.

Atëherë do të fillojë procesi i shpërbërjes së këtij vendi. Një luftë civile e të gjithëve kundër të gjithëve. Nuk e përjashtoj mundësinë që ne të jemi të dënuar për këtë. Nuk e përjashtoj,” tha Girkin.

Bota #️Putin Ukrainë.