Bota20 Qershor 2019, 13:58

Ish-presidenti i Francës nën hetim për korrupsion, dyshohet se Gadaffi i ka dhënë fonde kompanisë së tij më 2007-n

Shkruar nga Pamfleti
Ish-presidenti i Francës nën hetim për korrupsion, dyshohet se

Ish-presidenti i Francës nën hetim për korrupsion, dyshohet se Gadaffi i ka dhënë fonde kompanisë së tij më 2007-n

Ish presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të gjykohet për akuza të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit.

France 24 raporton se Sarkozy, avoktai i tij Thierry Herzog, dhe ish-gjykatësi Gilbert Azibert akuzohen se kanë pranuar pagesa të jashtëligjshme gjatë fushatës së vitit 2007.

Prokurorët dyshojnë se Sarkozy dhe Herzog po kërkonin informacione rreth zhvillimit të gjyqit dhe se Sarkozy i ofroi Azibertit një punë presitgjioze në Monako si këmbim për informacionet.

Sarkozy është përballur me shumë akuza për korrupsion prej që përfundoi mandatin si president në vitin 2012. Dyshohet po ashtu se ish lideri i Libisë, Muammar Gadaffi, ka dhënë fonde në kampanjën e vitit 2007.

Sarkozy nuk merret me politikë që nga viti 2017, kur humbi zgjedhjet për kryesimin e partisë Les Republicaines./Expess

Bota avokati hetimet për korrupsion ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy Thierry Herzog