Bota19 Prill 2022, 18:54

Ish-presidenti ukrainas bën deklaratën e fortë: Putini dëshiron të na shfarosë!

Shkruar nga Pamfleti
Ish-presidenti ukrainas bën deklaratën e fortë: Putini

Ish-presidenti ukrainas bën deklaratën e fortë: Putini dëshiron të na shfarosë!

“Qëllimi i Putinit është të na shfarosë, të zhdukë Ukrainën nga harta gjeopolitike e botës”– kështu ka deklaruar ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko në një intervistë për medien franceze BFM TV.

“Nuk ka fjalë të tjera përveç atyre të gjenocidit,” shtoi ai, “barbarët rusë qëllojnë autobusët që evakuojnë nënat.”

Ish-presidenti francez shtrëngimin e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, si dhe rritjen e armatimeve për mbrojtjen e Ukrainës, duke theksuar se ata janë të vetëdijshëm që kjo është luftë kundër vlerave.

“Unë jam shumë mirënjohës për liderët e G7 dhe veçanërisht për Shtetet e Bashkuara që kanë treguar lidership të vërtetë. Bota perëndimore është bashkuar në këtë moment sepse është e vetëdijshme që kjo luftë është kundër vlerave demokratike perëndimore, kundër modelit të një shoqërie”-tha Poroshenko, duke paralajmëruar aleatët se “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe më pas “do të trokasë në derën” e vendeve baltike dhe vendeve të tjera fqinje për të vazhduar luftën.

Sipas ish-presidentit ukrainas, beteja në Dombas është një betejë për demokraci.

“Kjo nuk është beteja për Donbasin, kjo nuk është beteja për Ukrainën, kjo është beteja mes Rusisë së keqe kriminele dhe botës demokratike. Ajo që është në lojë sot në Ukrainë nuk është vetëm e ardhmja e Ukrainës por edhe e botës”, theksoi Poroshenko, një ditë pas fillimit të ofensivës ruse në lindje të vendit.

Bota poroshenko Ukrainë.