Aktualitet22 Qershor 2022, 17:18

Ish-Sekretari Baker kujton vizitën në Tiranë, injoron Berishën dhe “zhduk” fotot me deputetin “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

Tridhjetë e një vjet më parë, në 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, i cili vizitonte Shqipërinë.

Në 31-vjetorine kësaj vizite dhe në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish Sekretari i Shtetit ju ka dërguar një mesazh shqiptarëve. Ai vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ka kujtuar dhe vizitën e tij.

Teksa qëndroja në Tiranë, mbi një skenë të improvizuar prej druri, përpara 300 mijë shqiptarëve, u mallëngjeva se si njerëzit e mbledhur iu përgjigjën fjalëve të mia të thjeshta: “Liria funksionon”. Ata u përgjigjën: “USA, USA, USA”! Që nga ajo kohë, marrëdhëniet midis Amerikës dhe Shqipërisë janë forcuar dhe kanë përparuar. Shqipëria ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për hapjen e ekonomisë së saj dhe për ofruar mundësi për të gjithë qytetarët e saj”, tha ai.

Por në videon dhe deklaratën e Baker bien në sy dy elemente. Së pari ai flet për tubimin ku mbajti fjalim, por nuk e përmend presidentin e asaj kohe Sali Berishën. Ky i fundit e ka shitur disa herë vizitën e Baker si tregues që ka pasur lidhje të forta me SHBA, por ish-sekretari e ka injoruar.

Por elementi tjetër më i fortë është se në videon që ka publikuar Baker, futen edhe disa foto nga vizita e tij. Në asnjë prej tyre nuk është Sali Berisha. Një vit më parë ambasada e kujtoi vizitën e Baker dhe në atë kohë edhe ajo nuk publikoi asnjë foto me Berishën. Duket se skema është përdorur sërish duke thënë se për të gjithë amerikanët Berisha nuk është asgjë më shumë se një “non grata”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sa i takon mesazhit që ka dhënë Baker, ai shprehet se marrëdhënia e Amerikës me Shqipërinë, në shumë mënyra, është një nga më të fortat që vendi i tij ka. Sipas tij, ajo marrëdhënie, bazohet në besimin e palëkundur dhe bindjen në idealet demokratike që udhëheqin të dyja vendet.

Si amerikanët ashtu edhe shqiptarët mbështesin vetëqeverisjen ndaj dorës së fortë të autoritarizmit. Këtë e them me bindje, sepse isha personalisht dëshmitar se si Shqipëria e festoi lirinë më 22 qershor 1991. Atë ditë, unë u bëra zyrtari i parë i lartë amerikan, i cili vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të detyruar të vendit, që filloi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi deri në fund të Luftës së Ftohtë”, shprehet ai.

Sipas ish-Sekretarit, Shqipëria është një aleate e denjë e SHBA në NATO. Ai shprehet se kjo marrëdhënie ka shumë rëndësi në një kohë kur ka një front lufte në lindje të Europës.

Ndërsa Amerika ka pasur një aleate të palëkundur në përpjekjet për siguri rajonale dhe globale, sidomos si një anëtare e fortë e NATO-s. Marrëdhënia jonë është veçanërisht e rëndësishme gjatë kërcënimit të tanishëm kundër Ukrainës. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dua t’ju uroj për përparimin që Shqipëria ka bërë drejt ndërtimit të një bote më të mirë dhe më të sigurt për veten dhe fqinjët e saj. Mbi të gjitha, dua t’i përgëzoj që janë përkushtuar ndaj besimit se liria vërtet funksionon. Faleminderit”, e ka mbyllur fjalën e tij Baker. /Pamfleti

Kryesore 3Baker Berisha SHBA