Aktualitet16 Maj 2022, 15:43

Ish Sekretari i Shtetit i bën dalje Berishës, takohet vetëm me Alibeajn dhe deputetët anti-foltore

Shkruar nga Pamfleti
Ish Sekretari i Shtetit i bën dalje Berishës, takohet vetëm me

Ish Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, takohet me Enkelejd Alibeajn dhe deputetët e PD

Vizita e Ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në Tiranë duket se e ka mërzitur shumë Sali Berishën.

Një ndër figurat më të rëndësishme të administratës “Trump”, ish Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, zgjodhi sot të takohet me opozitën e vendit duke njohur zyrtarisht Enkelejd Alibeajn, Agron Gjekmarkajn, Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin si përfaqësuesit zyrtarë të PD-së.

“Një shtrëngim duarsh me ish Sekretarin e Shtetit të SHBA, republikanin Mike Pompeo sot në Tiranë”, shkruan Gjekmarkaj teksa ndan edhe fotografitë.

Pompeo cili përfaqëson Republikanët në SHBA,  ka injoruar Foltoren e Sali Berishës që po lobon dhe mban shpresat se një fitore e Trump në SHBA do t’i heqë damkën “non grata”, megjithëse ambasadorja Yuri Kim deklaroi prerazi se vendimet të tilla nuk ndryshohen.

Pompeo, si një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Donald Trump nuk mori mundimin ta takonte as Berishën dhe asnjë nga Foltorja ditën e sotme.

Ndaj ky takimi i tij i jep fund shpresave të Sali Berishës, se vendimi non grata mund ti hiqet.

Për këtë, Foltorja për mes mbështetëses së flaktë, Evi Kokalari  ka sulmuar ashpër ish-sekretarin e Trump, vetëm pse nuk e takuar, duke thënë se ai ka ardhur në Tiranë për një shumë të majme.

Një shtrengim duarsh me ish Sekretarin e Shtetit të SHBA, republikanin Mike Pompeo sot në Tiranë. ???? pic.twitter.com/TwvitHf19A

— Agron Gjekmarkaj (@GjekmarkajAgron) May 16, 2022

Kryesore #MikePomeo #Berisha #PD