Politike17 Shtator 2022, 11:55

Ish-shefi i FBI-së po hetohet për lidhje me rusët, Rama e pranon: E kam mik!

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar sot që ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal që po hetohet në SHBA,  është miku i tij.

Por, Rama tha se dosja që po hetohet në SHBA nuk ka asnjë lidhje me të.

‘Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu. Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare është e tmerrshme. Nuk kam ca të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm.’, tha Rama.

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së është vënë në shënjestër të prokurorëve amerikanë. Charles McGonigal ka dalë fshehtas para një jurie të madhe dhe është akuzuar për lidhje me Rusinë dhe qeveri të tjera të huaja.

Në lajmin që publikoi “BuisnessInsider”, ai përshkruhet me lidhje në Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Në artikull ai citohet si mik i kryeministrit Edi Rama.


smile

Politike Charles McGonigal FBI Rama