Ish-shefi i FBI-së, James Comey është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump është i papërshtatshëm për postin që ai drejton. Më e rëndësishmja është e vërteta. Dhe këtë presidenti nuk është i aftë ta bëjë.
“Presidenti ynë duhet t’u përmbahet dhe të mishërojë vlerat që janë baza e këtij vendi. Është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”, ka thënë Comey, i cili e krahason Trump-in me “një pyll në flakë”.
“Mund të bëjë dëme të jashtëzakonshme, mund të dëmtojë rëndë vlerat që qëndrojnë në themel të shoqërisë amerikane”, tha ai.
Trump e ka pushuar nga puna Comey-n në maj të vitit 2017.