Bota17 Maj 2022, 12:18

Ish-spiuni britanik: Kam informacion të brendshëm, Putin nuk është mirë

Shkruar nga Pamfleti
Ish-spiuni britanik: Kam informacion të brendshëm, Putin nuk

Ish-spiuni britanik: Kam informacion të brendshëm, Putin nuk është mirë

Londër – Një ish-spiun britanik, i cili ka shkruar për aferat e ish-presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë, ka thënë se nga burime të besueshme ka mësuar se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë rëndë, shkruan Business Insider.

Christopher Steele, i cili për vite drejtoi Departamentin e Shërbimit Informativ Sekret Britanik, të ashtuquajturit MI6 dhe ishte spiun britanik në Moskë për vite me radhë.

“Duke pasur parasysh atë që kemi dëgjuar nga burime në Rusi dhe gjetkë, Putin është me të vërtetë i sëmurë shumë rëndë,” tha Steele për Sky News, duke vënë në dukje se shëndeti i Putin është një ‘element i rëndësishëm’ në vendimmarrjen e Ukrainës.

“Nuk është plotësisht e qartë se për cilën sëmundje bëhet fjalë – nëse është diçka e pashërueshme apo diçka tjetër. Por kjo është sigurisht pjesë e ekuacionit”, tha Steele.

Steele punoi nën mbrojtjen diplomatike në vitet ’90 si spiun në Moskë për tri vjet.

Bota Donald Trump Rusia Vladimir Putin