Sport18 Prill 2018, 10:44

Ish-trajnerin e Partizanit e pret burgu, është përfshirë në pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

Ish-trajnerin e Partizanit e pret burgu, është përfshirë në pastrim parash

Ish-trajnerin e Partizanit, Mark Julianon, e pret burgu. Shkak është përfshirja e tij nnë një skemë mashtrimi dhe pastrami parash gjatë kohës që ishte pjesë e klubit të Latinës. Në fakt, pas dështimit në drejtimin e Partizanit, Iuliano u kthye në Itali në pritje të një oferte nga klube të tjera. Por në vend të ofertës, atij deri tani i ka mbërritur vetëm një kërkesë për deponim nga Prokuroria e Latinës, e cila e ka marrë në pyetje rreth skandalit që ka shpërthyer së fundmi në këtë qytet.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ish-tekniku i skuadrës së kuqe hetohet për periudhën kur ka qenë trajneri i skuadrës së Latinës, ish-presidenti i të cilës, Paskuale Maieta, është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me grupe kriminale përdorte klubin për të pastruar qindra miliona euro. Edhe vetë Iuliano kishte qenë i përfshirë në mënyrë indirekte në këtë skemë, duke përdorur apartamente shtetërore gjatë qëndrimit në drejtimin e këtij klubi në vitin 2015, të cilat administroheshin nga Maieta, ish-deputet italian, i cili më pas regjistronte pagesa false për të pastruar para.

Sipas mediave italiane, që kanë mbledhur ionformacion të detajuar për këtë cështje, Mark Iuliano është marrë këto ditë në pyetje nga Prokuroria, ndërsa janë publikuar edhe përgjimet telefonike ku ish-trajneri i Partizanit shfaqej i shqetësuar pas kontakteve që kishte pasur me policinë, ku ishte pyetur rreth kësaj çështje. Pritet mbledhja e provave të reja që implikojnë një sërë futbollistësh,. Drejtuesish e trajnerësh. Sipas mediave italiane, nëse akuza vërtetohet, atëherë futbolli italian përballet me një “Calciopoli” të dytë. /Pamfleti Sport

Sport