Showbiz26 Shkurt 2019, 11:06

Ish-zëdhënësen e PD-së e bëjnë të lidhur me moderatorin e “TCh”, ajo i kthehet keq fansave

Shkruar nga Pamfleti

Ish-zëdhënësen e PD-së e bëjnë të lidhur me moderatorin e “TCh”, ajo i kthehet keq fansave

Moderatorja Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë kthyer në një nga dyshet më simpatike të ekranit që çdo mëngjes shoqërojnë publikun me emisionin e tyre “Wake up”. Ata kanë shumë kimi me njëri-tjetrin dhe sigurisht batutat mes tyre nuk mungojnë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Përveç kolegë pune, Isli dhe Ori, kanë treguar se janë dhe shumë miq të mirë dhe shpesh herë janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për këtë arsye shumë fansa mendojnë se dyshja do të bënte një çift shumë simpatik.

Së fundmi njëri prej tyre i ka kërkuar Orit që të lidhet me Islin pasi bëjnë një çift të bukur bashkë.

“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy? Apo jeni edhe nuk tregoni?”, ka shkruar  vajza, por kjo pyetje si ka pëlqyer aspak Orit e  cila menjëherë ka reaguar.

“Nuk e kuptoj këtë pyetjen? Ty të pyesin për miqtë e tu pse nuk lidhesh me ta meqë shkoni?”, ia ka kthyer moderatorja duke sqaruar një herë e mirë se ajo dhe Isli janë thjesht miq.

 

 

 

 

Showbiz Isli Islami kolegë lidhje ori nebijaj