Sport15 Maj 2018, 10:29

Ish-zyrtari i UEFA-s zbulon shkakun pse për qeverinë europiane të futbollit duhet të fitojë Liverpuli

Shkruar nga Pamfleti
Ish-zyrtari i UEFA-s zbulon shkakun pse për qeverinë europiane të

UEFA po nxjerr vetenm të përfshirë në skandale, sidomos në lidhje me finale e madhe të Champions League, takim që luhet në Kiev në mbrëmjen e 26 majit. Thomas Grim, presidenti i Premierligës ukrainase dhe ish-zyrtar i UEFA-s, i ka bërë disa deklarata kontroverse rreth finales së Ligës së Kampionëve 2018. Pas gafës së UEFA-s më 4 maj, kur uebsajti i organit qeverisës së futbollit evropian shfaqi disa fotografi duke e shpallur Liverpulin fitues të edicionit 2017-18 të Ligës së Kampionëve, një ish-zyrtar i këtij institucioni i ka bërë disa komente mjaft kundërthënëse.

“Për UEFA-n do të ishte më e dobishme nëse fiton Liverpuli”, ka thënë Thomas Grim, ish-shef i departamentit ligjor të UEFA-s. duket qartë se deklarata e tij do të sjellë shqetësime për UEFA-n e cila e ka bërë vetë një gafë që në momentin kur u përcaktuan finalistët, pasi gabimisht nxori në faqen zyrtare “fituesin” e Champions dhe ai ishte Liverpuli. “Për UEFA-n do të ishte i më i pëlqyeshëm një fitues i ri. Do ta shkatërronte garën nëse i njëjti klub e fiton tri herë radhazi atë. Madridi i ka disa lojtarë fantastikë, por nga perspektiva konkurruese, do të ishte më mirë nëse një tjetër skuadër e fiton finalen”,  tha Grim për gazetën ukrainase “Segodnya”.  /Pamfleti Sport

 

Sport