Showbiz15 Mars 2019, 14:09

Ishin drejt ndarjes! Super modelja “i thyen” shpresat këngëtares së njohur, shumë e lumtur me partnerin

Shkruar nga Pamfleti

Ishin drejt ndarjes! Super modelja "i thyen" shpresat këngëtares së njohur, shumë e lumtur me partnerin

Ata filluan të takoheshin në 2015 dhe u bënë prindër të një vajze 2 vjet më vonë. Lea ishte një bekim në jetën e çiftit të famshëm.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Bradley Cooper dhe e dashura e tij Irina Shayk dukeshin më të lumtur se asnjëherë teksa u shfaqën duke u argëtuar me vogëlushen e tyre.  Ditën ata ja kanë dedikuar plotësisht njëri-tjetrit duke demostruar se janë një familje e lumtur.

Këto fakte ju vë vulën dhe thashethemeve që modelja mendonte se Bradley ishte duke e tradhtuar  me yllin e filmit ‘A Star Is Born’, Lady Gaga , pas performancës së tyre të duetit  në “Academy Awards”, muajin e kaluar.

Edhe pse Irina nuk e ndjek më Gaga-n në rrjetet sociale, duket se thjeshtë ka vendosur ta mbajë larg familjes së saj, por që në asnjë moment nuk ka menduar të ndahet nga aktori i njohur. Edhe Lady Gaga kohë më parë kishte mohuar një raport intim me aktorin e njohur duke deklaruar se ishin vetëm miq.

Pas gjithë këtyre, Irina dukej në super formë e veshur sportive dhe me flokë të çrregullta. Modelja vërtetoi se është shumë e bukur edhe “pa pikën” e make up-it në fytyrën e saj.

Showbiz Bradley Cooper irina shayk ndarja