Një kilogram kokainë e fshehur në një pemë u sekuestrua nga policia dhe dy tregtarë shqiptarë që shisnin me shumicë drogën, u arrestuan. Ky është bilanci i një aksioni të policisë në Arezzo të Italisë.
Për disa ditë, hetuesit kishin aktivizuar shërbime specifike vëzhgimi, pasi vunë re lëvizje të dyshimta në një pyll përgjatë rrugës te Peneto.
Në veçanti, agjentët vërejtën një shqiptar, i cili kishte parkuar në një pozicion të izoluar, në rrugën që të çonte në fshatin e vogël të Peneto, ku hyri në pyll dhe u kthye pas disa minutash.
Edhe gjatë ditës së djeshme, u vu re makina e zakonshme, këtë herë me dy persona në bord. Ndërsa policia i kishte nën vëzhgim, njëri prej tyre hyri në zonën me shkurre për të fshehur kokainën. Ata arritën pranë një peme të madhe, ku brenda një zgavre natyrore, ai vendosi pakon me drogë.
Pas kësaj, shqiptari bëri rrugën e zakonshme dhe shkoi te makina që e priste jo shumë larg.
Sapo të dy u larguan, agjentët kryen një kontroll të shpejtë që të mbështesin hipotezën e tyre hetimore. Një pako e mbështjellë me ngjitës me peshë një kilogram e 300 gram kokainë u sekuestruar. Droga ishte e cilësisë së lartë, që do të sillte mijëra doza.
Pasi e konstatuan këtë, të dy, S.E 33- vjeç dhe L.B 35 vjeç, të dy me kombësi shqiptare, u arrestuan. 6 doza kokainë të gatshme për shitje dhe një shumë e madhe me para u gjetën dhe konfiskuan brenda sistemit të ventilimit.
Kontrollet në shtëpi gjithashtu bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një shume shtesë parash. Të dy, të rënduar nga regjistrat e policisë për krime kundër pronës dhe drogës, u shoqëruan në burg.