Kronike25 Dhjetor 2022, 11:19

Ishte dënuar me mbi 4 vjet burgim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Ishte dënuar me mbi 4 vjet burgim për drogë dhe armëmbajtje

Ishte dënuar me mbi 4 vjet burgim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Kristian Lacuku ishte dënuar në mungesë me mbi 4 vjet burgim, pasi në banesë iu gjetën armë dhe drogë. 31 vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe më në fund është bërë arrestimi i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen shtetasit të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga Kristian Lacukun, 31 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 04.02.2022, e ka dënuar 31-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në kuadër të operacionit “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku dhe F. T. (ende në kërkim nga shërbimet e Policisë), u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kronike #Kristian Lacuku #Policia Shkoder Arrestim