
Vrasësi i “Ndranghetas”, Massimiliano Sestito, 52 vjeç, është arratisur mbrëmjen e 30 janarit nga shtëpia ku po vuante paraburgimin në Pero, në zonën e Milanos. Sipas karabinierëve, ai ka thyer byzylykun elektronik i cili shërbente për të kontrolluar pozicionin e tij dhe më pas është larguar nga vendbanimi. Karabinierët e Milanos tani janë në kërkim të të arratisurit.
Massimiliano Sestito ishte liruar 12 janarin e kaluar (tridhjetë vjet pas dënimit në apel për vrasjen e karabinierit) dhe ishte në pritje të aktit të fundit të gjyqit për vrasjen e bosit Femia .
Gjykata e Apelit të Romës e kishte vendosur në arrest shtëpiak në pritje të shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë që pritej për pasnesër . Nëse dënimi konfirmohej, Sestito do të duhej të kthehej në burg.
Për vrasësin, kjo nuk është arratisja e parë: ai kishte arritur të arratisej dhe në vitin 2013 dhe më pas u arrestua përsëri ndërsa ishte në pushime pranë detit në zonën e Salerno.
Sestito, që besohet të jetë i lidhur me Catanzaro ‘Ndrangheta, ka dënime për dy vrasje, njëra prej të cilave për vrasjen e një oficeri policie në vitin 1991, Renato Lio, dhe tjetra për një bos, Vincenzo Femia, në 2013.
I arratisur për rreth një vit, ai më pas u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm në shkallën e parë në vitin 1993, dënimi më pas u reduktua në tridhjetë vjet, po atë vit, në Apel.