Bota10 Shkurt 2023, 21:01

Ishte duke fluturuar mbi Alaskë, SHBA rrëzon një objekt të paidentifikuar

Shkruar nga Pamfleti
Ishte duke fluturuar mbi Alaskë, SHBA rrëzon një objekt të

SHBA ka rrëzuar një objekt të panjohur që fluturonte në hapësirën e saj ajrore, në brigjet e Alaskës.

Objekti, i rrëzuar me urdhër të presidentit Joe Biden, po fluturonte në një lartësi të madhe prej rreth 40,000 këmbësh dhe kishte madhësinë e një makine të vogël, tha Shtëpia e Bardhë.

Ai përbën një “kërcënim të arsyeshëm” për sigurinë e fluturimeve civile, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Ishte e paqartë se nga vinte objekti. “Ne nuk e dimë se kush e zotëron këtë objekt”, tha zoti Kirby.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi SHBA rrëzuan një balonë kineze që besohet se ishte një avion spiun. Kina pohoi se balona ishte një aeroplan për kërkime shkencore që kishte fluturuar aksidentalisht mbi SHBA. Ai tullumbace u rrëzua nga avionë luftarakë në brigjet e Karolinës së Jugut.

Bota alska shba objekt