Një 30 vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa udhëtonte me biçikletë në fshatin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutal të Përmetit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Mësohet se i riu, i identifikuar si Endrit Baçi, 30 vjeç ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij mbi pasarelën pranë fshatit Kutal dhe rrëshkiti nga 10 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00, kur i riu banor i fshatit u largua nga banesa dhe më vonë dëshmitarë panë trupin e tij të pajetë poshtë një ure.