Kronike 9 Shkurt 2023, 14:58

Ishte duke punuar në një pallat në ndërtim në Tiranë, bie nga lartësia 53-vjeçari dhe ndërron jetë   

Shkruar nga Pamfleti
Ishte duke punuar në një pallat në ndërtim në

Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar bën me dije se K.D ka qenë duke punuar teksa ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Kronike #nderron jete punëtori