Politike 4 Gusht 2022, 19:58

“Ishte krim makabër”, Berisha i bashkohet protestës: Rama të shkarkojë urgjent Bledi Çuçin

Shkruar nga Pamfleti
“Ishte krim makabër”, Berisha i bashkohet protestës: Rama

Ish kryeministri Sali Berisha, i është bashkuar protestës së thirrur nga shoqëria civile para Ministrisë së Brendshme, pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Berisha në një komunikim për mediat u shpreh se sot kishte dalë në protestë si qytetarë. Ai e konsideroi ngjarjen një krim makabër dhe kërkoi dënimin maksimal për autorin.

Gjithashtu Berisha i kërkoi Kryeministrit Rama që të shkarkonte në mënyre urgjente Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes. erdha si qytetar. Jonada humbi jetën në një krim horror dhe është një ngjarje që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Si krim i shëmtuar, duhet të ishe një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. U krye me një mjet monstruoz krimi, si skafi me 600 kuaj fuqi motor. Ku akt u krye në distancën më të afërt me rërën, në prani të qindra fëmijëve e pushuesve të tjerë. Në këtë aspekt komisari nuk është gjë tjetër vetëm një xhelat. Është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë, ju i keni vetë rastet. Edi Rama flet në mënyre të përçart”, tha Berisha.

 

 

Politike Berisha krim makaber Protestë