Aktualitet 5 Shkurt 2023, 20:52

“Ishte materialist”, Allison Guerriero: McGonigal-it i pëlqente jeta luksoze e New York-ut

Shkruar nga Pamfleti
“Ishte materialist”, Allison Guerriero: McGonigal-it i pëlqente

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, njëkohësisht dhe personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, është shprehur se Charles McGonigal ishte një person shumë materialist.

Guerriero në një intervistë për emisionin”Review” në “Euronews Albania” është shprehur se ish-agjentit i pëlqenin verërat e shtrenjta, lokalet e shtrenjta dhe jeta luksoze e New Yorkut. Ajo tha gjithashtu se ai shpenzonte shuma të mëdha parash, për të cilat ajo nuk e kishte pyetur kurrë se nga vinin

“Ishte më shumë më materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verërat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e New York. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte edhe shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale. Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shumë për mua, thjesht shkonim në restorante të shtrenjta. Nuk jam një person materialist dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë të më blinte gjëra. Gjithmonë shkonte në vende të shtrenjta por më thoshte që ishte për punë. Tani që shoh akuzat, edhe unë pyes veten se nga i kishte marrë ato para?”, u shpreh ajo.

Aktualitet #Materialist McGonigal