Kronike 8 Gusht 2022, 07:36

Ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës, bie nga kati i tretë 10-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës, bie nga kati i tretë

Foto Ilustruese

Një 10-vjeçar nga Polonia ka rënë aksidentalisht nga kati i 3 i një hoteli te Shkëmbi i Kavajës.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se i mituri është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një  10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Kronike shkëmbi i Kavajës