Kronike25 Janar 2023, 11:00

Ishte në kërkim për vrasjen e një shtetasi grek, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Ishte në kërkim për vrasjen e një shtetasi grek, arrestohet

38-vjeçari Izbi Çaushi ka rënë prangat e policisë greke pasi dyshohet se është autori i vrasjes së një 47-vjeçari grek në Kalamata. Sipas informacioneve të policisë, 38-vjeçari shqiptar fshihej në zonën e gjerë të Mesinisë dhe u arrestua në afërsi të fshatit Kitries , ku kishte lënë makinën që drejtonte ditën e vrasjes së 47-vjeçarit.

Një vrasje ndodhi në Greqi të premten, ku të përfshirë rezultojnë 2 shqiptarë dhe 2  grekë, pronari dhe punonjësi i tij 50 dhe 40 vjeç.

Në mediat greke raportohet se autorët, 38-vjeçari Izbi Çaushi dhe 22-vjeçari tjetër shqiptarë Aleksandër Koto po lëviznin me një makinë ‘Opel Corsa’ kur i bllokuar rrugën motoristit 47-vjeçar grek, duke e detyruar të ndalojë në kryqëzimin e Hidrës dhe Solonos dhe më pas kanë zbritur e kanë filluar ta dhunojnë.

Menjëherë më pas njëri prej tyre, 38-vjeçari shqiptar ka qëlluar me armë “amerikanin” dhe më pas autorët janë futur sërish në makinë dhe janë ‘zhdukur’ me shpejtësi të madhe. Nga detajet e zbuluara rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur një mosmarrëveshje në lidhje me pazaret e drogës. Fillimisht u arrestua 22-vjeçari shqiptar.

Të pandehurit grekë, pronari i restorantit 50-vjeçar dhe punonjësi i tij 40-vjeçar, mohojnë megjithatë se kanë ndihmuar dy të pandehurit për vrasjen dhe argumentojnë se bëhet fjalë për një keqkuptim.

Kronike # arrestohet 38-vjeçari shqiptar