Aktualitet19 Maj 2022, 11:48

Ishte nisur drejt Shqipërisë, fundoset rimorkiatori në brigjet e Anconës; një i vdekur dhe 7 të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Një rimorkiator në Ankona është mbytur mbrëmë në ujërat e Adriatikut 50 milje larg brigjeve të Barit, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një person dhe 7 të tjerë janë zhdukur.

Sipas mediave italiane, rimorkiatori “Franco P” i kompanisë Ilma, u nis mbrëmë për të mbërritur në Shqipëri, ku i duhej të tërhiqte një maune me 9 persona.

Por diçka shkoi keq, maunja ra ra dhe anija u mbyt.

Nga sa mësohet, skafet patrulluese të Rojës Bregdetare të Barit po përballen me vështirësi për të mbërritur në vendin e fundosjes për shkak të erës shumë të fortë.

Komandanti i saj u gjet në një gomone, ndërsa nga Autoriteti Portual i Barit po vijojnë kërkimet për 7 personat e zhdukur.

Operacionet e kërkimit për të zhdukurit janë ende në vazhdim, të koordinuara nga dhoma e operacionit të Autoritetit Portual të Barit, në bashkëpunim me autoritetet kroate.

Në vend ndodhen pesë anije me mbështetjen e një helikopteri (gjatë orëve janë alternuar një avion i Forcave Ajrore, një i Marinës, një mjet kroat dhe aktualisht një i Autoritetit Portual). Vështirësitë do të lidheshin me erën e fortë që po fryn në zonë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet #Ancona #Bari #Fundoset rimorkiatori