Filip Gligorov është lojtari i radhës që largohet nga Partizani. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka prishur kontratën me “Demat”.
Futbollisti nga Maqedonia e Veriut luajti vetëm 7 ndeshje dhe ka parë të udhës të mendojë për një tjetër aventurë.
Te Partizani, nga ana tjetër e kanë parë të arsyeshme këtë lëvizje, pasi, për linjën e djathtë pritet të jetë pjesë e tyre edhe Andi Hadroj, veç Albion Markut.