Sport13 Shtator 2022, 16:28

Ishte planifikuar të luhej të dielën, por nuk do të ndodhë kështu, shtyhet supersfida Kukësi-Partizani

Shkruar nga Pamfleti
Ishte planifikuar të luhej të dielën, por nuk do të

Ishte planifikuar të luhej të dielën, por nuk do të ndodhë kështu, shtyhet supersfida Kukësi-Partizani

Superliga Shqiptare do zhvillojë këtë fundjavë javën e pestë të saj. Nga e premtja në të hënë, kjo është shtrirja e pesë ndeshjeve.

Supersfida mes Kukësit dhe Partizanit ishte planifikuar të luhet të dielën e 18 shtatorit, por mësohet se së fundmi FSHF-ja dhe transmetuesi i ndeshjes kanë vendosur ta shtyjnë këtë takim me një ditë, duke e planifikuar për ditën e hënë më datë 19, në orën 15:00 në “Kukës Arena”.

Kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi lidh kurorë në fundjavë, me stafin dhe lojtarët që ka dashur të jetë në këtë gëzim.

Kërkesa ndaj FSHF-së dhe klubit të Partizanit është miratuar nga këta të fundit.

Sport Kukësi-Partizani Superliga shqiptare