
Ishte pro djegies së mandateve dhe e quante Vlahutin "baxhellë", pse e pranoi mandatin "tradhtari" i PD
Indrit Hoxha është kandidati i radhës i Partisë Demokratike, i cili ka pranuar mandatin dhe ka dorëzuar formularin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nga aktiviteti në rrjetet sociale, duket që ky ka qenë një vendim i kohëve të fundit, pasi Hoxha ka mbështetur vendimin e Bashës për djegiene mandateve.
“Opozita ka vetëm një rrugë, dorëzimin e madateve, organizmin e protestave që të detyrojë Edi Ramën të dorëhiqet, e cila do të çonte në krijimin e një qeverie pa Edi Ramën, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira, ku shqiptarët të votojnë alterantivën që mendojnë se i përfaqëon më se miri, çdo zgjidhje dhe rrugë tjetër bëhet e pamundur për largimin e Edi Ramës klikës së tij e cila po detyron shqiptarët të largohen nga Shqipëria përditë e më shumë”, shkruante në tetor të vitit të kaluar Hoxha.
Ndërkohë në një tjetër postim të tij në rrjetet sociale, deputeti ka sulmuar edhe ish ambasadoren e BE në Tirana Romana Vlahutin. Ndërsa së fundi ai ka ironizuar deputetët që kanë hyrë në parlament, duke krijuar opozitën e re.
Nisur nga të tilla situata, të lind e drejta të ngresh edhe disa pikëpyetje. Çfarë deputetësh do të jenë këta që ndryshojnë qëndrim brenda 24 orëve? A po i paguan dikush për t’u futur në Kuvend? Apo këta se kanë menduar kurrë se do t’ju vinte një shanc i tillë, dhe tani që ju erdhi nuk mund ta lënë pa shfrytëzuar? Mbetet të presim se si do të shkojë veprimtaria e opozitës së re.