Kronike20 Prill 2022, 20:21

Ishte shpallur në kërkim nga policia, gjendet i pajetë në bunker 36 vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Ishte shpallur në kërkim nga policia, gjendet i pajetë në

Një 36 vjeçar me iniciale I.M ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi vëllai i tij kishte bërë denoncim që ishte larguar nga banesa.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se 36 vjeçari është gjendur pa shenja jete në një bunker pranë Institutit Bujqësor.

Blutë bëjnë me dije se i riu nuk ka pasur shenja dhune në trup, ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kronike bunker policia Trup i pajetë