Pritjes për të mësuar fituesin e “Topit të Artë” po i vjen fundi, teksa ditën e nesërme në Paris do të organizohet edhe eventi i shumëpritur.
Ndërkohë, ka edhe një të privilegjuar si kryeredaktori i “France Football”, i cili tashmë e di fituesin, kjo sepse është pikërisht prestigjiozja franceze e cila akordon çmimin.
Fjala është për Paskal Ferre, i cili sekretin nuk ka ndërmend ta zbulojë ndërsa së fundmi thekson se ka marrë shumë telefonata nga presidentë që kërkojnë të dinë më tepër, megjithatë ai e ka ruajtur emrin e fituesit me fanatizëm.
Por fituesi duket se është njoftuar tashmë.
“Lojtari është informuar, kemi bërë një intervistë të madhe. Gjithçka është bërë në sekret, askush nuk na ka parë. Ai ishte shumë i lumtur, si të gjithë fituesit çdo vit”, u shpreh Ferre.
Ndër të tjera, Ferre tregon edhe një prapaskenë me Modriç, në momentin kur kroati u njoftua për fitoren e “Topit të Artë”, ndërsa shton se Ronaldo ka vetëm 1 ambicie, që në fund të karrierës të ketë më shumë “Topa të Artë” se Mesi.
“Është viti i gjashtë që jam përgjegjës për ‘Topin e Artë’ dhe deri tani nuk kam bërë asnjë gabim. U them të gjithë atyre që më telefonojnë se nuk e them emrin e fituesit, pasi as vetë lojtarët nuk e di dhe nuk do të ishte e drejtë të zbulohej në këtë formë.
E kemi me shumë kujdes, emri i fituesit të ‘Topit të Artë’ është një sekret i madh. Kur kam lajmëruar Modriç për fitoren ai shpërtheu në lot, filloi të qante si një fëmijë. Unë e di edhe se ambicia më e madhe e Kristiano Ronaldos është ta mbyllë karrierën me më shumë ‘Topa të Artë’ se Mesi”, u shpreh në fund Ferre.
"Le joueur est au courant, nous avons été faire une grande interview, un shooting, ça s’est fait en toute discrétion, personne ne nous a remarqué, il était ravi, comme tous les lauréats chaque année !"
Pascal ferre, redacteur en chef @francefootball
(@FredCalenge/@YassinNfaoui) pic.twitter.com/WYa0GoiXek
— Téléfoot (@telefoot_TF1) November 28, 2021