
'Bëra mirë që u largova nga Presidenca', Bamir Topi tregon se si e gjeti Berishën në korrik të 1997: Ishte strukur dhe i rrënuar në zyrë
Në librin që ish-presidenti Bamir Topi promovoi dje me titull “NOCTURN”, ka rrëfyer edhe momentin kur ai ka takuar Sali Berishën, menjëherë pas rrëzimit të tij si president të vendit në vitin 1997. Topi tregon se e gjeti Berishën të strukur dhe të rrënuar në zyrën e tij. Ai bëri gjithçka që të mos humbiste zgjedhejt por e majta fitoi thellë në krye Fatos Nanon pas daljes nga burgu u bë kryeministri i ri i Shqipërisë dhe president u zgjodh Rexhep Mejdani.
Ish-presidenti Bamir Topi promovoi pasditën e djeshme librin e tij me titull ““NOCTURN”.
Gjatë fjalës së tij Topi tregoi se libri ishte një rrëfim personal dhe politik lidhur me kohën kur ka qenë në pushtet, ndërsa theksoi se kishte bërë shumë mirë që ishte larguar nga posti i kreut të shteit, sepse njeriu sipas tij ka nevojë të detoksifikohet nga marrëdhëniet, ndonjëherë edhe të ndera.
“Në këtë ambjent janë miq dhe shokë, që nuk i kam ndarë asnjëherë në miq dhe armiq, pavarësisht se politika në vetëvete e ushqen jo debatin, por armiqësinë. I mirëkuptoj të gjithë. Kam tentuar të shkruaj jo për të qenë cinik, por aq sa për të demostruar para lexuesit të vërtetat për ngjare të mëdha që më kanë shoqëruar. Bëhet viti i 75 dhe ekspozohet në prag të festave të nëntorit i njëjti debat pa vlerë, nëse gjermani i fundit ka ikur në 28 apo 29, ende pa ja gjetur fundin, Atëherë të lind si domosdoshmëri të shkruash të vëtretat e tua.Aq më tepër kur këto të vërteta kanë hyrë në labirintet e një beteje që shpesh deformohet, ose merr një karakter tjetër dhe historia shkruhet nga sundimtarët e radhës.
Vendosa që këtë histori ta shkuaj pas 6 vitesh kur u largova në mënyrë ceremoniale nga institucioni i kreut të shtetit dhe bëra shumë mirë, sepse njeriu ka nevojë të detoksifikohet nga marrëdhëniet, ndonjëherë edhe të ndera, por ishte fati im i mirë apo i keq që pata një presidencë të trazuar. Ngjarje që më shoqëronin njëra pas tjetrës në një frekuencë të lartë, kështu që nga një anë njeriu trazohet nga këto ngjarje, por nga ana tjetër kam qenë me fat që kam shoqëruar dy ngjarje të jashtëzakonshme.
Rrugëtimi në NATO dhe Pavarësia e Kosovës.
Mua më vjen keq që janë shumë episode që nuk mund të futen në libër, por nuk është libri që duhet ta demostrojë këtë”, shprehet Bamir Topi.
Gjithashtu në librin e tij Bamari Topi ka treguar edhe për gjendjen në të cilën ai gjeti Sali Berishën pasi e rrëzuar si president, në korrik të 1997.
“Në këto zgjedhje korri një fitore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu. Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pash një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë.
Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thash se do të rrija vetëm pak minuta, pasi kisha familjen në makinë. Prita që ta filloja unë bisedën e pari dhe kështu ndodhi. –‘Doktor –i thashë, – e di që kjo është tepër e vështirë, për gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thash që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”, shkruan ish-presidenti në librin e tij.