Një 35 vjeçar shqiptar Petro Spiro dhe Ganna Chaplygina një 23 vjeçare ukrainase janë arrestuar, pasi atyre u është gjendur 320 kilogram lëndë narkotike, hashash dhe marihuanë.
Gjatë një kontrolli, personeli ushtarak vuri re një furgon të dyshimtë,i cili qëndroi i parkuar që në mëngjes në zonën përpara një qendre tregtare, një kohë shumë e gjatë që i bëri hetuesit të dyshojnë.
Pas kërkimit, identifikuan dy personat të cilat nuk mundën të justifikonin bindshëm praninë e tyre në Salento, edhe pse jetonin në Firenze. Brenda automjetit, u gjetën 265 kilogramë marijuanë dhe mbi 63 hashash, e ndarë në pako të ndryshme.
Në shtëpinë e burrit, e vendosur Campo di Marte, karabinierët e Firences gjetën dhe sekuestruan edhe 8 kilogram e gjysmë hashash, 30 gram marihuanë, 4,5 gram kokainë dhe substanca të ndryshme. Gjithashtu konfiskuan dy pistoleta të paligjshme, një Revole Kolt dhe një pistoletë snifter të modifikuar 8 kalibër. Droga ishte futur në dollap dhe ishte fshehur brenda disa çantave ndërsa armët ishin në sirtarët e kuzhinës.
Në fund të verifikimit dhe formaliteteve, çifti u shoqërua në burgun Borgo San Nicola, në hyrje të Leçes, në dispozicion të prokurorit në detyrë. Të dy u arrestuan nën dyshimin e trafikut të drogës.