alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Itali, mosmarrëveshjet politike rrezikojnë raundin e tretë të votimit për president

26/01/2022, 16:51
ne Bota
A A
Itali, mosmarrëveshjet politike rrezikojnë raundin e tretë të votimit për president

Në Itali, mosmarrëveshjet mes partive politike rrezikojnë të çojnë drejt dështimit edhe raundin e tretë të votimit në garën për president. Si blloku i qendrës së djathtë ashtu dhe ai i qendrës së majtë nuk kanë vota të mjaftueshme për të zgjedhur kandidatin e tyre, duke bërë të nevojshme arritjen e një kompromisi. Presidenti zgjidhet për një mandat 7 vjeçar dhe ka një rol të rëndësishëm, kryesisht në zgjidhjen e krizave politike.


-Lexo edhe:

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

Kryeministri Mario Draghi shihet si një kandidaturë e mundshme për të fituar garën për president, por shqetësimet se zgjedhja e tij mund të shkaktojë shpërbërjen e koalicionit qeverisës duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ka zbehur shanset e tij për t’u zgjedhur. Prej udhëheqësve kryesorë politikë, i vetmi që po mbështet publikisht kandidaturën e zoti Draghi për president është Enrico Letta i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Presidenti ka një rol të fuqishëm dhe shërben për një mandat 7 vjeçar. Ai thotë fjalën e fundit në emërimin e kryeministrit dhe shpesh angazhohet për të zgjidhur krizat politike në vendin me ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, ku qeveritë arrijnë të mbijetojnë mesatarisht rreth një vit.

Në dy raundet e para të votimit shumica e 1,009 ligjvënësve e delegatëve rajonalë, e hodhën votën të zbrazët, si një mënyrë për të fituar kohë ndërsa negociatat mes partive politike vazhdojnë. Edhe më shumë pritet të bëjnë të njëjtën gjë gjatë raundit të sotëm.

Kushtetuta italiane nuk parashikon shumë kufizime për sa i takon kandidatëve për president, duke lejuar kandidimin e çdokujt mbi 50 vjeç që gëzon të drejta civile ta bëjë një gjë të tillë.

Një kandidat zgjidhet president me dy të tretat e votave në tre raundet e para. Pragu ulet, në raundet pasuese, ku fitues shpallet kandidati që merr shumicën absolute, ose 505 vota. Parlamenti ka në plan të zhvillojë çdo ditë një votim dhe gara pritet të bëhet më serioze të enjten, kur pragu për shpalljen e fituesit, do të bjerë.

Në votime morën pjesë edhe ligjvënës që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Qeveria u dha tyre një leje të posaçme dhe ata votuan në një parkim të parlamentit.

Të martën, blloku i qendrës së djathtë paraqiti tre kandidatë nga radhët e tij, një ish-kryetar të Senatit, një ish-kryetar bashkie të Milanos dhe një magjistrat në pension, por koalicioni i qendrës së majtë i hodhi poshtë të tre kandidaturat e bëri thirrje për bisedime të mëtejshme.

Nëse zoti Draghi nuk arrin të fitojë postin e kreut të shtetit, disa komentues sugjerojnë se ai mund të heqë dorë edhe nga detyra e kryeministrit, nëse koalicioni shumëpartiak që mbështet qeverinë e tij, do të përçahej lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Mes emrave alternativë që qarkulluan në media për postin e kreut të shtetit janë ish-Kryetari i Dhomës së Ulët Pier Ferdinando Casini, ish-Kryeministri Giuliano Amato dhe kryetarja e Senatit Elisabetta Casellati, e cila favorizohet nga shumë prej kampit te djathte.

Disa politikanë kanë kërkuar që presidenti në largim Sergio Mattarella të kandidojë për një mandat të dytë, gjë që ai vetë e ka përjashtuar./VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë
Bota

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41
Bota

Tmerri i luftës, ushtari ukrainas i kapur rob nga rusët publikon imazhet e “ferrit” në fabrikën e çelikut

20/05/2022, 15:01
Bota

Rusia nis hakmarrjen, ndërpret nesër furnizimin e Finlandës me gaz

20/05/2022, 14:19
Bota

Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s: Do të hapim baza të reja ushtarake

20/05/2022, 14:13
Bota

Senatori rus pranon dështimin në Ukrainë: Operacioni po ecën me shumë vështirësi

20/05/2022, 14:00
Bota

Një rrëfim, Dritan Abazoviçi në sytë e familjes dhe miqve në Ulqin

20/05/2022, 11:50
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ambasada e SHBA nxjerr videon: Momenti kur flamuri shqiptar valëvitet në “bishën” amerikane

Ambasada e SHBA nxjerr videon: Momenti kur flamuri shqiptar valëvitet në “bishën” amerikane

Florian Marku arrin marrëveshje me gjigandin e njohur: Do të vijnë në Shqipëri për një ndeshje

Florian Marku arrin marrëveshje me gjigandin e njohur: Do të vijnë në Shqipëri për një ndeshje

Lajmi i Dites

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

20/05/2022, 12:38

Lajmet e fundit

Anuloi mbledhjen e Grupit, Alibeaj sqaron arsyen: PS-ja u tërhoq nga marrëveshja për presidentin, nuk pranon konsensusin

Anuloi mbledhjen e Grupit, Alibeaj sqaron arsyen: PS-ja u tërhoq nga marrëveshja për presidentin, nuk pranon konsensusin

20/05/2022, 16:20
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

20/05/2022, 16:15
"Presidenti"/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

“Presidenti”/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

20/05/2022, 15:58
Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

20/05/2022, 15:52
Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41

Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

20/05/2022, 15:30
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip
  • 20 vjet më parë, më 19 maj 2002, ndërroi jetë pranë Liqenit të Luleve në Lurë, ambasadori amerikan Joseph Limpreht. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #liqeniiluleve #lure #ambasadoramerican

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In