Politike 2 Qershor 2018, 21:19

Italia feston Ditën e Republikës, ambasadori Cutillo: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Shkruar nga Pamfleti
Italia feston Ditën e Republikës, ambasadori Cutillo: Mbështesim

Ambasada italiane në Shqipëri ka organizuar një pritje me rastin e 2 qershorit, Festës së Republikës së Italisë, e cila ka bërë bashkë në Tiranë politikanë të majtë dhe të djathtë, artistë dhe personalitete në fushë të ndryshme.

 

 

Ceremonia është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e rezidencës italiane në Tiranë. Të pranishëm ishin ministra, deputetë dhe ish-deputetë e zyrtarë të tjerë të shtetit. Ambasadori Alberto Cutillo në fjalën e tij theksoi se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të rriten dhe zhvillohen, ndërsa Italia mbështet hapjen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE. 

 

“Në Shqipëri dhe Itali miqësia dhe bashkëpunimi do të rriten dhe zhvillohen. Për këtë miqësi, dëshiroj të ngre një dolli për paqe dhe begati për të gjithë. Ky muaj është i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE. Italia e mbështet vendin tuaj sikur ka bërë gjithmonë, ndërsa ju bëjmë thirrje institucioneve të vijojnë në rrugën e reformave të nisura”, tha ambasadori Alberto Cutillo.

 

 

Politike cutillo integrimi Italia