Bota22 Janar 2023, 16:49

Italia kërkon “shkëputjen” nga varësia e gazit rus, Meloni kthen “sytë” te partneriteti me Algjerinë

Shkruar nga Pamfleti
Italia kërkon “shkëputjen” nga varësia e gazit rus,

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, ndodhet në një vizitë dy ditore në Algjeri, ku do të takohet me kryeministri algjerian, Aimen Benabderrahmane. Fokusi do të jetë lidhja e marrëdhënieve energjetike me Algjerinë, në përpjekje për të larguar Italinë nga varësia e energjisë ruse.

Vizita e Kryeministrit ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin e parametrave të partneritetit mes dy vendeve jo vetëm në sektorin e gazit, por edhe në fushën e burimeve të rinovueshme, industrisë automobilistike, bashkëpunimit ushtarak, bujqësisë, ndërtimit dhe punëve publike.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila po trondit dinamikën strategjike dhe ekonomike globale, i dha një dimension të ri dhe urgjent lidhjeve midis Algjerisë dhe Romës, të varura prej kohësh nga energjia ruse. Vende të tjera të Bashkimit Evropian gjithashtu janë përpjekur të gjejnë burime zëvendësimi për energjinë ruse.

Italia dhe Algjeria e pasur me gaz tani duan të bazohen në iniciativat e suksesshme të kryeministrit të atëhershëm Mario Draghi vitin e kaluar për të rritur furnizimet me energji algjeriane në Itali.

Sipas asaj që mësohet, gjatë vizitës së kryeministres do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, mes të cilave edhe disa marrëveshje të reja private. Sipas asaj që raportohet për “Nova” nga burime algjeriane, kompania energjetike Sonatrach dhe Eni duhet të nënshkruajnë dy kontrata operimi me Italinë.

Misioni i Melonit synon të konfirmojë perspektivën e Italisë si një qendër energjetike jo vetëm për gazin, por në të ardhmen edhe për hidrogjenin e gjelbër në Mesdhe, duke vepruar si një urë lidhëse midis Afrikës dhe Evropës.

Bota gazi Itali rus