alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Italia me Mario Draghin mund ta zgjerojë BE-në në Ballkan

12/10/2021, 10:38
ne Bota
A A
Italia me Mario Draghin mund ta zgjerojë BE-në në Ballkan

Italia me Mario Draghin mund ta zgjerojë BE-në në Ballkan

Çështja mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, mbetet peng i sjelljes së Bullgarisë, pavarësisht dritës jeshile nga ana e Brukselit. Siç dihet, problemi ka të bëjë me konfliktet e një natyre historike dhe gjuhësore, që për pasojë ndikojnë edhe në procesin e Tiranës dhe Shkupit.

Shkruan Francesco De Palo


-Lexo edhe:

Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Zelensky: Ukraina po përgatitet për një sulm rus në Donbas

“Formiche”

Zgjidhja e problemeve, para shfaqjes së pengesave ideologjike dhe debateve. Një vetëdije e re mund të lindë nga samiti i fundit BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua të mërkurën në Brdo të Sllovenisë. Sigurisht i dominuar nga zhgënjimi, duke pasur parasysh vonesat dhe problemet logjistike të regjistruara mbi një sërë çështjesh të rëndësishme si zgjerimi, energjia dhe gjeopolitika.

Por në të njëjtën kohë i shoqëruar me atë pragmatizëm të pastër, që po e karakterizon axhendën e Mario Draghi në Palazzo Chigi: zgjidhja e problemeve para polemikave mbi to. Në qendër të samitit ishte tërheqja e NATO-s nga Afganistani, marrëveshja mbi nëndetëset midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, gjeografia e re politike e Ballkanit, rajon shumë me interes për Brukselin për shkak të afërsisë së madhe me BE-në, dhe padyshim pasojat gjeopolitike të sfidave energjetike.

Zgjerimi i BE-së

Pro zgjerimit të unionit, por si një rrugë strategjike e ndjekur prej kohësh nga BE, por me vetëdijen se duhet të hiqen pengesat (politike, burokratike dhe ideologjike) që mbeten ende përpara. Raportet midis BE-së dhe Ballkanit, janë aktualisht në një moment vendimtar.

Për çështjet e ardhshme gjeopolitike si energjia, në investimet lokale janë përfshirë tashmë edhe italianët, me aftësinë e veçantë të Romës për të bashkëvepruar me të gjitha shtetet e bregdetit të Ballkanit, aty ku Gjermania ka kohë në fakt që ka ndërmarrë veprime konkrete.

Kështu nga njëra anë, udhëheqësit e BE-së e kanë shpallur mbështetjen e tyre të hapur që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me unionin, ndërsa nga ana tjetër ata nuk i kanë fshehur vonesat që po ndodhin me procesin e anëtarësimit.

Një element ky i nënvizuar edhe nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel:“Nuk është ndonjë sekret, që sot ka një diskutim të vazhdueshëm mes 27 vendeve anëtare mbi aftësinë tonë për të rekrutuar anëtarë të rinj. Për këtë çështje është më se e qartë se ne duhet të bëjmë ende progres”. Pa harruar Kosovën, një tjetër lojtare e rëndësishme rajonale, kryeministri i të cilës, Albin Kurti, deklaroi se donte ta mirëpriste deklaratën finale të Brdos,por “me disa rezerva”.

Frenimi i procesit

Çështja mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, mbetet peng i sjelljes së Bullgarisë, pavarësisht dritës jeshile nga ana e Brukselit. Siç dihet, problemi ka të bëjë me konfliktet e një natyre historike dhe gjuhësore, që për pasojë ndikojnë edhe në procesin e Tiranës dhe Shkupit.

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen:“Ballkani Perëndimor ështëpara së gjithash pjesë e së njëjtës Evropë të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat interesa, të njëjtat vlera dhe unë jam thellësisht e bindur, që në ndajmë gjithashtu edhe të njëjtin fat. Dhe Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor!”.

G20

Është e qartë se samiti slloven ishte në një farë mënyre edhe përgatitor, për aktivitetin tjetër të madh që pritet të mbahet këtë vjeshtë, samitin e G20 që do të mbahet në Romë në fund të këtij muaji, e cila do t’i paraprijë ndër të tjera, samitit për Libinë më 12 nëntor.

Draghi bisedoi mbi këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron (që sapo ka nënshkruar krijimin e një aleancë me Greqinë në fushën e mbrojtjes), dhe samiti i Brdos ishtenjë mundësi që të dy udhëheqësit (siç vërejnë burimet diplomatike) të diskutonin mbi çështjet që do të jenë në tryezën e G20, si vaksinimi ndaj Covid-19, solidariteti me Afrikën, Libinë,me një objektiv të saktë për Romën, Parisin dhe Berlinin:të vazhdohet përmes një koordinimi shumë të ngushtë, që anashkalon vonesat dhe pasiguritë.

Nuk është mister fakti që çështja e krizës së energjisë, edhe pse nuk përmendet hapur, lidhet drejtpërdrejt me rajonet e Ballkanit dhe Euro-Mesdheut, duke u gërshetuar me fatet e vendeve dhe qeverive që kufizohen me Mesdheun si Turqia, Qipro, Greqia, Egjipti dhe Izraeli, pa harruar lojtarët e mëdhenj që janë gjeografikisht më larg (si Rusia dhe Kina), por që gjithsesi kanë ndikimet e tyre në zonë.

Gjeopolitika

“Aleanca Atlantike duket më pak e interesuar për Evropën, duke e zhvendosur vëmendjen në pjesët e tjera të botës”- deklaroi Draghi në samitin slloven, duke shtuar se mbrojtja e përbashkët e BE-së nuk do ta dobësonte aspak NATO -n, siç deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, por do të ishte komplementare me të, dhe “e forcon NATO-n dhe Evropën”.

Lidhur me çështjen afgane, ai vuri në dukje se:”Tërheqja nga Afganistani, sa i përket mënyrës sesi u vendos, u komunikua dhe u krye, dhe anulimi i kontratës midis Australisë dhe Francës për furnizimin e nëndetëseve bërthamore, për të blerë nëndetëset e prodhuara nga Amerika – dhe këtu nuk po i referohem vetëm thelbit, por edhe mënyrës në të cilën është komunikuar – janë dy mesazhe shumë të forta, të cilat na tregojnë se NATO duket më pak e interesuar për Evropën nga pikëpamja gjeopolitike dhe fushat e interesit të Evropës, duke i zhvendosur zonat e saj të interesit në pjesë të tjera të botës”.

Draghi theksoi se për të pasur progres në fushën e mbrojtjes, BE-ja ka nevojë për një politikë e jashtme më kohezive dhe më të unifikuar. “Ne dëgjojmë shumë të flitet për autonominë strategjike në mbrojtje. Por nëse ka nuk ka politikë të jashtme të përbashkët, është shumë e vështirë të mendosh për një mbrojtje të përbashkët.

Në atë pikë mund të arrihet në 2 mënyra. E para është brenda Bashkimit Evropian. Dhe nëse nuk funksionon, mund të arrish atje në mënyrë tradicionale, nëpërmjet aleancave midis vendeve të shumta të Bashkimit Evropian. Është e qartë se rruga e parë është shumë më e preferueshme. Pa dyshim, ka ardhur koha të mendojmë seriozisht mbi të”,–theksoi kryeministri italian.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev
Bota

Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

16/05/2022, 9:58
Zelensky: Ukraina po përgatitet për një sulm rus në Donbas
Bota

Zelensky: Ukraina po përgatitet për një sulm rus në Donbas

16/05/2022, 9:25
Analistët ushtarakë: Rusia ka pësuar humbje në ushtri, ka hequr dorë nga rrethimi i trupave ukrainase
Bota

Analistët ushtarakë: Rusia ka pësuar humbje në ushtri, ka hequr dorë nga rrethimi i trupave ukrainase

16/05/2022, 8:58
Historia e “koktej Molotov” – origjina e ‘pajisjes ndezëse’, të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve
Bota

Historia e “koktej Molotov” – origjina e ‘pajisjes ndezëse’, të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve

16/05/2022, 8:09
Gjermania: CDU fiton zgjedhjet për parlamentin e landit në NRW
Bota

Gjermania: CDU fiton zgjedhjet për parlamentin e landit në NRW

16/05/2022, 7:50
Nga anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO te lufta në terren, zhvillimet më të fundit nga Kievi
Bota

Nga anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO te lufta në terren, zhvillimet më të fundit nga Kievi

16/05/2022, 7:46
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Amal e ka ‘të ndaluar’ të shohë këtë film të George Clooney

‘Rama më tha: ik se ta preva kokën’, Paloma rrëfen incidentin me kryeministrin

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Tenderi për Presidentin/ Raundi i parë pa ofertë (kandidat); 4 “ankandet” e tjerë çdo 3 ditë

Tenderi për Presidentin/ Raundi i parë pa ofertë (kandidat); 4 “ankandet” e tjerë çdo 3 ditë

16/05/2022, 9:59
Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit?! Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

16/05/2022, 9:58
"Presidenti"/ Komisioni i Ligjeve konfirmon dështimin e raundit të parë: Nuk ka asnjë kandidaturë!

“Presidenti”/ Komisioni i Ligjeve konfirmon dështimin e raundit të parë: Nuk ka asnjë kandidaturë!

16/05/2022, 9:46
A do të dëshironit Mamografi FALAS dhe “Jetë Plus” me çmim preferencial?

A do të dëshironit Mamografi FALAS dhe “Jetë Plus” me çmim preferencial?

16/05/2022, 9:46
E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40
Strategjia detare 2035

Strategjia detare 2035

16/05/2022, 9:27
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • “Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump.” 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #donaltrump #austria #ilirmeta #gazeta #shqiperia
  • Profil kolektiv/ Këta derdimenë që kanë pasur detyra të lartë në pushtetet e në PD dhe që disa figurojnë akoma deputetë liste, ëndërrojnë se Prof. Dr. “non grata” do bëhet përsëri  kryeministër e do t’i emërojë ministra, ambasadorë, deputetë e drejtorë. Siç duket janë joshur aq shumë prej tij, sa dhe pas deklaratave të SHBA, nuk po e kuptojnë se Sali Berisha është i  marrë fund 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #foltorja #nongrata #saliberisha #belindkelliçi
  • Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #nentereza #tirana #policia #spital #ashensori

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In