Showbiz30 Mars 2018, 09:16

Italia nderon Ermal Metën: Këngëtari shqiptar merr vleresimin e jashtëzakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

Italia nderon Ermal Metën: Këngëtari shqiptar merr vleresimin e jashtëzakonshëm

Ermal Meta rrëmbeu zemrat e publikut italian me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, me të cilën do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovision’ së bashku me Fabrizio Moro.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

37-vjeçari vitet e fundit ka pasur sukses të madh dhe rritje në karrierë, duke u bërë kështu i njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, e duke u cilësuar si krenaria e vendit tonë.

Sipas raportimit të mediave italiane, Ermal Meta do të nderohet ditën e nesërme nga kryebashkiaku i Barit, duke i dhënë çelësin e qytetit, për shkak të qëndrimit të tij për shumë kohë në këtë vend, e si shenjë vlerësimi për talentin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Ermali ka shkruar:

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. Gjithmonë shikoja këmbët e mia kur ecja. “Mos merr ndonjë hap të gabuar”, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja. Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.

Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha. E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart. Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato. Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë.”

 

 

 

codramol
smile

Showbiz