Bota është pushtuar nga pandemia globale e koronavirusit, e ndërsa të gjithë vendet po ‘luftojnë’ me kohën në gjetjen e disa vaksinave për të arritur që ngadalë të rihapet dhe ekonomia. Por ka një vend në botë në të cilin ende nuk është raportuar asnjë i infektuar.
Sipas Corriere di Umbria, ky vend ku nuk ka asnjë rast infektimi, është fshati i Bolognolës në rajonin Marche në Itali, i cili ka 150 banorë.
Kryebashkiakja Cristiana Gentili, është shprehur se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer midis të gjithëve: administratë, restorante, ambiente akomodimi, qytetarë.
Italia është një ndër vendet më të prekura për sa i përket pandemisë dhe numri total i infektimeve nga COVID ka shkuar 2,832,162, ndërkohë që ai i viktimave është 96,348, është një çudi që në fshatin e vogël italian ende nuk ka mbërritur virusi.