Njeriu mëson më shumë nga udhëtimet se nga leximi e dëgjimi. Kjo është vërtetuar që nga udhëtimet e Marko Pollos. Njerëzit porosinë më të shpeshtë e kanë: popujt nuk janë sikur qeveritë e tyre. Kjo është e vërtetë, deri diku.
Shkruan Daut Dauti, Londër, për Pamfletin
Ka kohë që ia përcjelli postimet në FB një italiani të quajtur Lorenzo Barone. Lorenzo para disa javësh ka filluar një rrugë të gjatë me biçikletë. Rrugën e ka filluar në Cape Aghulas, cepi më jugor i Republikës së Afrikës së Jugut, me synim që ta përfundoj në cepin më verior të Rusisë, në Kepin Dezhnev. Është rrugë që ka 29 000 km gjatësi dhe kalon nëpër 12 shtete e 3 kontinente. Në secilin shtet që mbërrinë, Lorenzo poston përjetimet e tija të shkurtëra duke i ilustruar me fotografi. Janë postime interesante.
Lorenzo dje ka mbërri në Dagistan dhe njerëzit që janë duke e përcjellur udhëtimin e tij janë shtuar dhe ai ka marrë më shumë se 40 000 ‘like’ për postimin nga Dagistani dhe të shoqëruar a me mijëra ‘share’ dhe komente.
Lorenzo e lavdëron ‘popullin rus’ të Çeçenisë dhe Dagistanit aq shumë sa që është e pabesueshme për të. Kjo është për shkak se ai, sikur edhe tjerët, i ka konsideruar këto dy vende si më të rrezikshmet në botë dhe tashti po i dalin si më të sigurtat dhe më të dashurat. Janë dy vende ku policia, jo vetëm që sillen mirë ndaj tij, por edhe i blejnë ushqime. Njerëzit i japin para dhe e marrin në shtëpi për ta gostitur. Dje, një grua (çeçene) ia ka paguar drekën në restoran, pa e ditur ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Nga lavdërimi që Lorenzo është duke ua bërë këtyre dy vendeve, apo’ popullit rus’, siç e quan ai, ka shkaktuar një varg me mijëra komente pozitive për rusët. Njerëzit porosinë më të shpeshtë e kanë: popujt nuk janë sikur qeveritë e tyre. Kjo është e vërtetë, deri diku.
Lorenzo është djalë i sinqert dhe jopolitik. Nga momenti kur ka hyrë nga Gjorgjia në Çeçeni, vendin e përshkruan Rusi, sikur edhe Dagistanin. Poashtu këta popuj i quan rusë. Pra, ai nuk bënë dallim mes Rusisë dhe Federatës Ruse apo rusëve dhe jorusëve. Në fakt, ai ka ende rrugë të gjatë për të bërë deri te takimi me rusët për shkak se ende nuk e kaluar Kazakistanin.
Ta shohim se si do ta kaloj rrugën që i ka mbetur. Në realitet, nga fakti që Lorenzo është italian, ka mundësi t’a kaloj mirë tërë rrugën në Rusi. Pyetja është: si do të kalonte këtyre ditëve në Rusi një amerikan apo anglez? Me siguri jo mirë.
Sidoqoftë, njeriu mëson më shumë nga udhëtimet se nga leximi e dëgjimi. Kjo është vërtetuar që nga udhëtimet e Marko Pollos.