
Duke folur për shtrirjen e segmenteve të punës hulumtuese e shkencore të ITSHKSH në terren, drejtori Asani i njoftoi mërgimtarët struganët të Nju Xhersit dhe dikstrikteve përreth se ITSHKSH ka hapur disa Qendra rajonale të trashëgimisë kulturore. Një e tillë në të ardhmen do të funksinojë edhe në Strugë, e cila do të mbulojë Pellgun e Ohrit dhe do të mbaj emrin e Rilindasit të kësaj treve, Dervish Hima.
Nju Xhersi, 22 shtator – Dita e dytë e “Javës kulturore shqiptare në SHBA” vazhdoi të mërkurën me prezantimin e punës shkencore të ITSHKSH në Qendrën Kulturore Shqiptare-Amerikane në Riverdale të Nju Xhersit. Duke iu dëshiruar mirseardhje grupit të studiuesve shqiptarë nga Shkupi, kryetari i kësaj Qendre z. Astrit Zhaku në emër të bordi udhëheqës shprehu kënaqësinë që ITSHKSH ka zgjedhur mërgatën strugane që të shpalos të arriturat e fundit në fushën e hulutimeve shkencore dhe të veprimtarinë botuese, e cila kësaj radhe erdhi përmes të disa tiutjve librash të botuar muajve të fundit.
Në emër të studiuesve të ITSHKSH, ku i pranishëm ishte edhe Zv.Drejtori i Agjencisë së mërgatës në RMV, Izmit Nura, para struganëve të Nju Xhersit me një kronologji retropektive u paraqit drejtori i ITSHKSH – prof.dr. Skender Asani, i cili pasi prezantoi në pika të shkurtëra kahet dhe tendencat e zhvillimit të këtij Instituti, u ndal në disa aspekte që ishin me interes edhe për komunitetin shqiptar në Amerikë.
Mbi objetikivat dhe planet e Qendrës rajonale të Pellgut të Ohrit, prof.dr. Skender Asani, prezantoi disa aspekte.
“Domosdoja e themelimit të kësaj qendre në Strugë lidhet me nevojën e hulumtimit në tërë Pellgun e Ohrit, si në aspektin e kontinuitetit të pandërprerë gjeografik të hapësirës shqiptare, po ashtu edhe në aspektin e pasurisë materiale e shpirtërore nga kjo trevë, ku gjithsesi bëjnë pjesë edhe figurat e lavdishme historike si dhe shumë ngjarje që ishin pjesë e zhvillimeve të përgjithshme me karakter gjithëkombëtar”, potencoi Asani. Sipas tij
Strugën dhe Ohrin i bashkon një liqe i lashtë miliona vite, kurse proceset historike që u zhvilluan në këtë pellg dëshmojnë se aty kishte ndodhur një lavdi e bujshme që nga antika e deri në kohët moderne, si për nga vendndodhja gjeografike e etnokulturore e këtij rajoni, ashtu edhe për nga rëndësia në lidhjet transversale Lindje– Perëndim që bëheshin përmes rrugës së vjetër romake ViaEgnaia, e cila kalonte pranë Strugës.
Drejtori Asani për të pranishmit prezabntoi edhe disa fakte hisotirke që ndërlidhen me këtë rajon, duke potencuar se emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon, kurse fisi i ilir i enkelejve e ndërtoi vendbanimin e parë me emrin Lyhnidos, ose Ohrin e sotëm.
Në vitin 1462, tha Asani, Skënderbeu zhvilloi një betejë të lavdishme kundër ushtrisë Otomane dhe e futi nën kontroll Ohrin dhe rajonin rreth tij.
Të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura, i cili i informoi bashkatdhetarët lidhur me aktivitetet që po ndërmarrin bashkë me Ministrinë e Diasporës së Maqedonisë së Veriut, për lidhjen më të ngushtë të mërgatës me vendlindjen.
Në mbrëmjen e organizuar me komunitetin shqiptar të Nju Xhersit, me paraqitjet e tyre u prezantuan edhe studiuesit e ITSHKSH, Dr. Sefer Tahiri, Dr. Zekerija Ibrahimi dhe Dr. Sevdail Demiri, të cilët shpalosën vlerat shkencore të botimeve të muajve të fundit të këtij Insituti, duke potencuar se veprimtaria botuese është pjesë e strategjisë hulumtuese të ITSHKSH.
Për të debatuar mbi problematikat e ndryshme, u përfshinë edhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptar të Nju Xhersit, të cilët kërkuan nga studiuesit e ITSHKSH që në të ardhmen të jenë përçues të zërave nga diaspra që kërkojnë më shumë arsim, kulturë e dije në gjuhën shqipe.
Në ditën e tretë të “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, më 23 shtator 2022 (e premte), ora 2 PM, në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island (Adresa: 307 Victory Blvd, Staten Island, NY 10301, Tel. +1.718.816.9865), do të promohet vepra “Xhamitë dhe teqetë në Shkup (dokumente, fotografi dhe dëshmi)”,të autorëve Skender Asani dhe Nora Maliqi Zylali. Mbi vlerat historike e kulturore që ofron kjo vepër do të flasin studiuesit nga ITSHKSH, në krye më drejtorin- prof.dr. Skender Asanin.