Aktualitet28 Qershor 2022, 16:29

Iu dorëzua Spanjës për trafikimin e 50 kg heroinë, Artan Hoxha: Biznesmeni i fuqishëm transferohet në burgun e Reçit!

Shkruar nga Pamfleti
Iu dorëzua Spanjës për trafikimin e 50 kg heroinë, Artan

Foto Ilustruese

Pashk Rrapi alias Anton Gjini është transferuar më 22 qershor në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit që i ka dhënë shteti spanjoll, si person i akuzuar për trafikimin e 50 kg heroinë.

Për “Abc Live”, gazetari Artan Hoxha raporton se Pashk Rrapi është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri dhe operon në fushën e materialeve të ndërtimit. Sipas Hoxhës, ai është ortak i një nga kompanive më të mëdha në Tiranë, për prodhimin e betonit.

“Ky personazh është ndaluar nga policia e Malit të Zi në Han të Hotit në hyrje të këtij shteti dhe ka rezultuar, se bëhet fjalë për Anton Gjini i kapur në Spanjë në vitin 2006, dhe akuzohet për trafikimin e 50 kg heroinë”- u shpreh Hoxha.

Spanja ndaj Pashk Rrapit ka ngritur një seri akuzash, ndërsa biznesmeni raportohet se vepronte në portin e Alikante në Spanjë, apo siç njihet ndryshe edhe si porti i mafies për shkak të sasive të mëdha të drogës që zbarkon aty.

Hoxha shpjegon mes të tjerash se Pashk Rrapi u kap nga autoritet e Spanjës dhe qëndroi në paraburgim, ndërsa më vonë u la i lirë me kusht dhe mundit të vinte në Shqipëri. Pas kthimit në Shqipëri, Hoxha raporton se Pashk Rrapi iu fut biznesit duke krijuar kompaninë në vitin 2014 që sot është ndër më të fuqishmet në Tiranë.

“Janë një seri akuzash ndaj Pashk Rrapit, vepronte në portin e Alikantes, porti numër një i zbarkimit në Spanjë. Quhet porti i mafies. U kap dhe qëndroi në paraburgim, doli me kusht dhe më pas erdhi në Shqipëri. Ka marrë një identitet tjetër dhe në 2014 krijoi kompaninë që është shumë e madhe në Tiranë. Pashk Rrapi apo Anton Gjini u ndalua në prill 2021 në Malin e Zi, ndërsa në shkurt kishte marrë një tender publik. Është pjesëmarrës aktiv për infrastrukturën në Shqipëri. Kur u kap në Malin e Zi ai u ekstradua në Spanjë. Nga Spanja ka bërë transferim dhe jo ekstradim. Pra kjo mund të jetë ajo që justifikohet policia për mos njoftim”- tha Hoxha.

Duke u ndalur tek transferimi në Shqipëri, Hoxha shpjegoi se biznesmeni ka mbërritur në vendin tonë më 22 qershor dhe pas procedurave është dërguar në burgun e Reçit për të kryer pjesën e dënimit të dhënë nga shteti i Spanjës.

“Ai ka ardhur në Shqipëri me linjën e Barcelonës, direkt nga Spanja me datë 22 qershor. Nuk është dhënë asnjë njoftim dhe e kanë nisur në burgun e Sigurisë së lartë në Reç. Interpol Madridi e ka sjellë Interpol Tirana këtu. Është transferuar për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit nga Spanja”- tha Artan Hoxha.

Aktualitet #Pashk Rrapi Artan Hoxha