Aktualitet19 Korrik 2022, 11:15

Iu gjet 60 kg kokainë në anijen me qymyr në Portin e Durrësit, pronarët kërkojnë heqjen e sekuestros nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Iu gjet 60 kg kokainë në anijen me qymyr në Portin e

Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me rreth 60 kg kokainë ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.

Këtë të martë, përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën në gjykatë.

Pak javë më parë, anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.

Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit.

Aktualitet “MS Unistream & CO.KG” SPAK

Aktualitet

·

16 Korrik 2022, 17:0717:07Aktualitet