Bota27 Nëntor 2022, 13:54

Ivica Daçiç: Marrëveshja me Kosovën është shumë larg

Shkruar nga Pamfleti
Ivica Daçiç: Marrëveshja me Kosovën është

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se data për arritjen e marrëveshjes me Kosovën, e përmendur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as zyrtarisht nuk përmendet dhe as nuk është mundur.

Sipas tij, “arritja e marrëveshjes është shumë larg”.

Kurti theksoi se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve duhet të arrihet diku në pranverën e vitit 2023.

“Ajo datë nuk ekziston, as nuk përmendet”, tha Daçiç për Tv Prva.

Daçiç theksoi se Kurti ka harruar që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, ka thënë se ajo që është nënshkruar duhet të realizohet, “duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe”.

“Për herë të parë Kosova u akuzua drejtpërdrejt se ishte fajtore për përshkallëzimin e krizës. Bisedimet sigurisht që do të vazhdojnë, por mendoj se jemi larg datës që ata e caktuan, datës që u imponua artificialisht, që të gjithë e refuzuan, madje edhe amerikanët”, potencon Daçiç.

Daçiç shtoi se është e rëndësishme që Serbia të dijë se çfarë dëshiron.

Ai përkujtoi dy vlerat themelore të paraqitura nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “të ashtuquajturat vija të kuqe”, se “Kosova nuk mund të jetë anëtare e OKB-së, dhe çështja e dytë është siguria për qytetarët serbë në Kosovë”.

Rajoni Ivica Daçiç Kosova Serbia