
Izmir Smajlaj zgjidhet prijës i skuadrës olimpike shqiptare për në Lojërat mesdhetare. Presidenti Meta i beson flamurin kuqezi
Ekipi olimpik kombëtar shqiptar do të marrë pjesë muajin e ardhshëm në Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Spanjë. Në këtë aktivitet Shqipëria synon një prezantim sa më dinjitoz dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur pikërisht atletin Izmir Smajlaj për të mbajtur flamurin kombëtar në prezantimin e ekipit tonë olimpik në këto lojëra. Vetë Smajlaj ka publikuar një fotot në facebook, ku ka bërë dhe një koment të shkurtër.
“Nder dhe krenari te mbaj flamurin shqiptar te dorezuar nga vete Presidenti i Shqiperise z.Ilir Meta, per ceremonine e “Lojrave Mesdhetare” ne Tarragona, Spanje. Atletet shqiptar do japin maksimumin per tu perfaqesuar ne menyre dinjitoze dhe me medalje per te ngritur lart kete flamur madheshtor ne cdo kompeticion!”, shkruan Smajlaj në llogarinë e tij në facebook. /Pamfleti Sport