
Ja "bishat" e blinduara që sjell SHBA në Tiranë, i rezistojnë çdo kurthi e prite (Foto)
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të afta për të kryer detyrat e tyre falë bujarisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat dhuruan 37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.
Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine ResistantAmbushProtected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre “bishave”, që shihni në fotot e mëposhtme, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, LeylaMoses-Ones, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.