Showbiz26 Shkurt 2019, 12:51

Ja detaji pse fansat e Taylor Swift mendojnë që ajo do të lançojë së shpejti albumin e saj të ri

Shkruar nga Pamfleti

Ja detaji pse fansat e Taylor Swift mendojnë që ajo do të lançojë së shpejti albumin e saj të ri

 

Taylor Swift mund të ketë anashkaluar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2019, por ajo po nxit mjaft mirë dramën online.

Mirë, ndoshta nuk është dhe aq serioze. Megjithatë, Swifties po spekulojnë në Twitter se këngëtarja e ‘’Reputation’’po planifikon të lëshojë së shpejti albumin e saj të ri TS7.Fansat  e vunë re menjëherë Taylor-in në mënyrë të fshehtë dhe me hollësi duke postuar foto  në mediat sociale në lidhje me numrin shtatë.Ylli postoi një foto në instagram ku tregonte veshjen e saj për post party-n e çmimeve Oscar. Ajo ishte shtrirë në mënyrë ‘casual’ në krye të një shkallë spirale e veshur me një fustan rrëzëllitës. Duket mjaft normale  për një post në instagram, apo jo?


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Fansat e Taylor shpejt vunë re se ajo ishte ulur në shkallën e ‘7 ’në fotografinë e saj, detaj ky që mjaftoi për spekulimet në fjalë.Ndërkohë këngëtarja e “Bad Blood” po ashtu ka postuar një foto tjetër nga horizonti i Los Anxhelosit. Ajo e përshkroi atë me emoji  të pemës së palmës, shtatë për të qenë të saktë.Ajo i  ka ndaluar komentet në të dyja postet e saj. Sidoqoftë, kjo nuk i ndaloi fansat e saj të ktheheshin nga ideja se ajo po ngacmon diçka të veçantë, si albumi i saj i ri.Sigurisht nuk kanë munguar komentet e shumta në Twitter të fansave që se sa me entuziazëm po e presin këtë album.

‘Swifties’ e yllit 29-vjeçar gjithashtu vunë  në dukje se fotot e saj më të fundit kanë të njëjtin filtër të ëmbël.Edhe pse, një përdorues i Twitter sugjeroi se ylli është thjesht “duke luajtur” me të gjithë ne. Është e vështirë të dihet se çfarë këngëtarja e”Blank Space” do të nënkuptojë, ajo thjesht mund të jetë duke ndryshuar paraqitjen e saj estetike online.

Showbiz albumi taylor swift