Kosova 4 Nëntor 2019, 16:45

‘’Ja ku i shpenzoi 30 mijë euro nga buxheti i shtetit djali i ish-ministrit’’, gazetarja publikon foton dhe bën reagim

Shkruar nga Pamfleti
‘’Ja ku i shpenzoi 30 mijë euro nga buxheti i shtetit djali i

‘’Ja ku i shpenzoi 30 mijë euro nga buxheti i shtetit djali i ish-ministrit’’, gazetarja publikon foton dhe bën reagimin e fortë

Gazetarja Erëza Vela, në një reagim pas lajmit se djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ish- Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 – 2010, ku shkruante në media se i biri ka shpenzuar 30 mijë euro të buxhetit të Kosovës për udhëtime jashtë vendit, ka publikuar fotografinë ku Durim Limaj shihet bashkë me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, duke pozuar pranë një kade me pije alkoolike.

Postimi i plotë i gazetares në Facebook:

Qe pak motivim per te hanen

Kush kish thone qe me pune te ndershme mundet njeri me mberri kaq shume brenda kaq pak kohe!

Kujtojeni kete foto kur te aplikoni per pune e per projekte, kur t’i shihni prinderit e femijeve te semure t’u kerku ndihme ne fb e televizione, kur te vjen kisti i kredise apo kur te mendoheni 100x a me e ble ni send per shpi a jo!

Javen e kalume u raportu qe djali i Fatmir Limes, ky qe eshte ulun ne fund te fotos, i ka shpenzu 30 mije euro te buxhetit te Kosoves per udhetime jashte vendit. Pra, paret tona mundet me ndodhe qe ketu, ne kete kade me shampanja, i paska lone. E vazhdoni ju votoni, e perkrahni.

 

Prishtine Buxheti i shtetit djali i Fatmir Limaj Durim Limaj