Kulture16 Shkurt 2022, 07:50

“Ja, nesër, sa të gdhihet”, poezia e trishtë e Viktor Hygo; kush ka humbur dikë të dashur, duhet ta lexojë!

Shkruar nga Pamfleti
“Ja, nesër, sa të gdhihet”, poezia e trishtë e Viktor

Ja, nesër, sa të gdhihet”është poezi kushtuar mallit dhe trishtimit për një person të dashur, i cili ka ndërruar jetë. Në çdo varg ndihet dhimbja e autorit për atë që ka humbur, por njëkohësisht edhe dëshira për ta pasur pranë.

Koha ka kaluar dhe autori mezi pret të shkojë e “ta takojë” në varr, ku dhe vendos t’i lërë një buqetë me lule e gjethe të gjelbëra. Kjo poezi i kushtohet çdokujt që ka humbur një person të dashur dhe nuk e lë malli për ta ndjerë pranë, qoftë edhe duke i shkuar në varreza. Kështu duket sikur e zbeh disi mallin që ndien përbrenda. Kështu duket sikur atë person e ndien më afër, më “të gjallë”.

Ja, nesër, sa të gdhihet”

Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e d
ëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me g
ëmusha,
Larg teje s’mund t
ë rri se ndarja po më tret.

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurm
ë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vet
ëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej ve
ç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhe vellon mbi Herfl
ër nuk e vërej që larg,
E, kur t
ë mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,
Buqet
ë gjethegjelbër, me lule thurur varg.

Kulture #“Ja #Victor Hygo nesër Poezi sa të gdhihet”

Kulture