Një superjaht me vlerë 6 milionë paund ka marrë zjarr në një port në Britaninë e Madhe.
Alarmi u ngrit në Torquay, Devon, rreth mesditës kur anija 85 këmbë e gjatë u dogj, duke shkaktuar mbylljen e disa bizneseve lokale. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve zjarrfikëse, jahti luksoz u mbyt rreth orës 16:00 me orën lokale.
Agjencia e Mjedisit ka frikë se mund të shkaktohet një mini-katastrofë ekologjike pasi kishte pothuajse një rezervuar plot me karburant në bord, i cili mendohet të ketë rrjedhur në det.
Një zëdhënës i policisë së Devon dhe Cornwall tha: “Anija besohet se është djegur dhe është shkëputur nga ankorimi, por më vonë është siguruar nga Shërbimi Zjarrfikës pranë skelës. Nuk raportohet për të lënduar. Pak para orës 16:00, anija u zhyt plotësisht në ujë. Të gjitha bllokimet e rrugëve dhe kordonët e sigurisë janë hequr dhe publiku është në gjendje të hyjë përsëri në zonë. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit”.